​Nis protesta kundër dënimit të çlirimtarëve

Ka nisur protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së në sheshet e Prishtinës.

Protesta që erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së në Hagë, ka mbledhur mijëra qytetarë.

Qytetarë nga të gjitha qytetet i janë bashkuar kësaj proteste të thirrur nga OVL-UÇK, raporton KosovaPress.

Organzatorët kerkuan që protestuesit të mos mbajnë maska, derisa thanë se një pjesë e madhe e protestuesve janë rrugës për në kryeqytet.

Kjo protestë vjen si kundërshtim i dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. /KosovaPress/

Read Previous

Superliga e Kosovës në basketboll nis në fundjavë

Read Next

Djali i Jakup Krasniqit: Le t’i lëmë mënjanë dallimet tona politike, duhet të bashkohemi!