​Montella: Kosova na vuri shumë në vështirësi

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur në konferencën e mbajtur për media me respekt për Kombëtaren e Kosovës pas përballjes në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, në të cilën Kosova pësoi humbje 1-0.

Pas fitores minimale të Turqisë, përzgjedhësi italian theksoi se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë dhe se Kosova tregoi cilësi të lartë në fushë.

“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror” – deklaroi Montella.

Ndërkohë bëri të ditur se përgatitja e ekipit të tij kishte marrë parasysh forcën e kundërshtarit, duke e cilësuar Kosovën si një skuadër serioze dhe konkurruese.

Me këtë fitore Turqia rikthehet në kompeticion e Kupës së Botës, pas 24 vitesh. /KosovaPress/

Read Previous

Plotësohet lista e skuadrave të kualifikuara për Kupën e Botës 2026

Read Next

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO