• 11 August, 2022

​KFOR-i italian dhuron një donacion të pajisjeve intensive për Pediatrinë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar të premten një donacion të pajisjeve intensive nga KFOR-i italian në Kosovë.

Ato u vlerësuan të nevojshme nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tha se të njëjtat do të përdoren në Klinikën e Pediatrisë.

Ministri u zotua për rritje të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore në sektorin e shëndetësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, tha se vendi i tij, gjithmonë do të mbështesë sistemin shëndetësor të Kosovës.

Read Previous

​19-vjeçari ndërron jetë pasi u godit nga vetura

Read Next

Gjon Nikollë Kazazi, zbuluesi i veprës së parë në gjuhën shqipe