​Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Ai, ka thënë se dyshimet ekzistojnë që bëhet fjalë për granatë dore, ndërsa ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e një shtëpie.

“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Ndërsa, nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur pasoja në njerëz. /KosovaPress/

Read Previous

Verë “e dobët” për disa biznese të gastronomisë

Read Next

“Showcase” i eksplorimit teatror nga Kosova zgjerohet në Shqipëri