Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Eksportet e Gjermanisë u rritën me 4.2% nga viti në vit në tetor në 131.3 miliardë euro, ndërsa importet u rritën me 2.8% në 114.5 miliardë euro, njoftoi të martën autoriteti federal statistikor Destatis.
Bilanci i tregtisë së jashtme të vendit shënoi një suficit prej 16.9 miliardë eurosh në tetor, deklaroi Destatis.
Gjermania eksportoi mallra me vlerë 76.3 miliardë euro në shtetet anëtare të BE-së në tetor, dhe importet prej tyre arritën në 61.1 miliardë euro.
Eksportet drejt vendeve jo-anëtare të BE-së në muaj arritën në 55.1 miliardë euro, ndërsa importet nga këto vende ishin 53.4 miliardë euro.
Eksportet e Gjermanisë në Rusi u rritën me 4.8% në 600 milionë euro në tetor në bazë mujore. /Anadolu Agency/