​Tahiri: Dora e shtetit nuk po shihet te sektori privat

Foto: Driton Pacharada / Koha.net

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka adresuar kritika ndaj qeverisë Kurti, siç ka thënë për neglizhencën karshi sektorit privat në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se ekonomia e vendit kurrë nuk ka qenë më në rrezik sesa tash, sidomos për punëtorët në sektorin privat.

“Me i ndihmu punëtorët që janë në sektorin privat. Të kuptohet se ekonomia e Kosovës kurrë nuk ka qenë më në rrezik, pikësëpari ju që po dëshironi të trajtoni me një ligj tjetër punën e marzhave. Ata punojnë me marzha minimale dhe kushtet janë të vështira. Dora e shtetit nuk është askund. Dora e shtetit dhe kësaj qeverie është në pozicionet më të lehta te sektori publik. Dora e shtetit sot nuk është te punëtorja në supermarket dhe ata që janë në ndërtimtari”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Ministri i Mbrojtjes të Shqipërisë: Shqipëria krahë për krahë Kosovës

Read Next

Behrami: Kuvendi të ftojë për raportim kryetaren e Gjykatës Speciale