Fillon verifikimi i njehsorëve, MINTI konfirmon se ka pasur mospërputhje të kohës
Pas rezultateve pozitive në ndeshjet hapëse të Kampionatit Evropia, Suedia dhe Sllovakia do të takohen në Shën Petersburg, ku për të dy kombëtaret fitorja është synimi i vetëm për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
Suedia kërkon fitoren pas barazimit kundër Spanjës, ndërsa Sllovakia është e motivuar pas triumfit 2:1 kundër Polonisë, përcjell KosovaPress.
Të dy kombëtaret janë përballur pesë herë me njëra-tjetrën, ku dy fitore ka regjistruar Suedia dhe tre herë të tjera janë ndarë pikët.
Suedia do të jetë sot pa shërbimet e mesfushorit Mattias Svanberg, kurse tek Sllovakia nuk do të paraqiten sulmuesi Ivan Schranz dhe mbrojtësi Denis Vavro.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Suedia (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; S. Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg; Isak, Berg
Sllovakia (4-2-3-1): Dubravka; Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan; Kucka, Benes; Haraslin, Hamsik, Mak; Duda
Grupi E
15:00 Suedia – Sllovakia (Stadiumi Gazprom Arena-Saint Petersburg)