​Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një thirrje në rrjetet sociale, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kërkesa lidhet me miratimin e Ligjit për UÇK-në.

“PROTESTË POPULLORE. Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot! Shihemi në shesh!”, ka shkruar Haziri.

Ndërsa, protesta e djeshme ishte e tensionuar, derisa mbi 15 persona kërkuan ndihmë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, nis hetimi për rastin

Read Next

Shoqëria civile u bën thirrje partive të arrijnë marrëveshje për presidentin