Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
Pas humbjes ndaj Anthony Joshuas, boksieri shqiptar Kristian Prenga ka dërguar një mesazh emocional për tifozët shqiptarë, duke premtuar se do të rikthehet më i fortë dhe se objektivi i tij mbetet t’i bëjë krenarë me fitore.
Në një intervistë pas meçit për “Boxingkingmedia”, Prenga theksoi se motivimi i tij nuk lidhet vetëm me përfitimet financiare, por me dëshirën për të përfaqësuar denjësisht ekipin dhe tifozët e tij.
“Para mund të fitoj. E di këtë. Por unë nuk luftoj vetëm për veten time. Luftoj për ekipin tim dhe dua t’i bëj krenarë. E di që të gjithë janë krenarë për mua, por për mua nuk mjafton. Më duhet fitorja që t’i bëj vërtet krenarë”, deklaroi ai.
Prenga u ndal edhe te mbështetja e madhe që merr nga shqiptarët, duke u kërkuar falje që nuk arriti të triumfojë ndaj Joshuas, ndërsa premtoi rikthim.
“Më vjen shumë keq që nuk ju bëra krenarë. Por do të rikthehem më i fortë. Shihemi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse atje ka shumë tifozë shqiptarë dhe janë të çmendur. Ju faleminderit shumë. Respekt”, u shpreh boksieri shqiptar.
Në fund të intervistës, Prenga vlerësoi edhe Anthony Joshuan, duke e cilësuar si një boksier të madh dhe i uroi sukses në sfidat e ardhshme.
“Jam i lumtur që ndava ringun me të. Ai është një boksier i madh. E përgëzoj dhe i uroj fat nëse do të ndeshet me Tyson Fury”, përfundoi Prenga. /KosovaPress/