Djali i Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, aktualisht ndodhet në njërën nga qendrat strehimore të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Djali aktualisht është në njërën nga qendrat strehimore të Kosovës”, ka deklaruar Nikçi.
Ndërkohë, institucionet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin tragjik dhe rrethanat që i paraprinë vrasjes së Zekajt. /KosovaPress/