Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve kërkoi hetim ndaj kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të kryerjes së punës së tij. Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë, të hetojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti, pa pasur frikë.
Luftimi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për mbrojtjen e lirisë së medias dhe garantimin e së drejtës së publikut për informim të pavarur”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. /KosovaPress/