Zvonimir Boban fillon vizitën e tij në Kosovë, takohet me ministrin Hajrulla Çeku

Legjenda kroate, një herësh shef i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban ka filluar vizitën e tij në Kosovë.

Boban ka arritur sot (e mërkurë) në mëngjes në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë edhe tashmë ka filluar vizitat.

Shefi i futbollit të UEFA-s ka ardhur në vendin tonë me ftesë të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, disa ditë pas ardhjes së kryetarit të UEFA-s, Gianni Infantino.

Boban së bashku me Ademit kanë filluar këtë mëngjes takimet dhe tashmë janë pritur nga ministri i sportit, Hajrulla Çeku.

Më vonë, Boban do ta vizitoj kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa nga ora 15:00 do të mbajë konferencë për media. /Telegrafi/

Read Previous

Arbitrit shqiptar i besohet ndeshja në Ligën e Kampionëve

Read Next

Përplasje “titanësh” mes Chelsea dhe Milan, formacionet e mundshme të supersfidës së mbrëmjes