Zv/drejtori i Policisë, Jankoviq në mesin e të ndaluarve në Serbi

Në mesin e qindra qytetarëve kosovarë të ndaluar nga autoritetet në Serbi është edhe zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Kështu ka njoftuar, Jeton Zulfaj, këshilltar për çështje evropiane dhe rajonale në Zyrën e Kryeministrit.

Ai përmes një postimi në platformën X ka thënë se në Serbi po mbahen peng edhe dhjetëra fëmijë pa u siguruar ushqim dhe mjekim.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim. Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet.”, ka shkruar Zulfaj në X./21Media

Read Previous

​Oda Amerikane e shqetësuar me bllokadën e autobusëve nga Kosova në vendkalimet kufitare të Serbisë

Read Next

Dy vrasje në katër ditë, reagon shoqëria civile në Gjakovë