Zhegrova pritet të startojë në ndeshjen e radhës të Juventusit

Creator: Diego Puletto – Juventus FC | Credit: Juventus FC via Getty Images

Serie A rikthehet këtë të shtunë, kur Juventusi në shtëpi do të presë Atalantën, në kuadër të javës së pestë, nga ora 18:00.

Trajneri Igor Tudor pritet të bëjë ndryshime në formacion, duke i dhënë pushim disa sulmuesve me minutazhë të madhe, të cilët shfaqën lodhje në barazimin 1:1 ndaj Veronas. Kjo hap rrugë që Zhegrova të luajë prej minutës së parë.

25-vjeçari ishte inkuadruar vetëm në minutën e 83-të në debutimin e tij zyrtar në kampionat, ndërsa ditë më parë luajti edhe në Ligën e Kampionëve, ku ndikoi në barazimin 4:4 ndaj Borussia Dortmundit.

Zhegrova këtë verë iu bashkua Juventusit, skuadër që pas katër xhirove në kampionat zë vendin e dytë me 10 pikë të grumbulluara. /RTKLive

Read Previous

Gjykata Supreme ia refuzon LVV-së edhe ankesën ndaj PZAP-së për Listën Serbe

Read Next

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së