Zhduket një e mitur në Gjakovë

Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00 në rrugën “Shaban Polluzha”, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Drejtoi mjetin nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi

Read Next

“Do ta paguani me jetë”, kërcënoi zyrtarët policorë pasi ishte ndaluar për kundërvajtje në trafik