“Do ta paguani me jetë”, kërcënoi zyrtarët policorë pasi ishte ndaluar për kundërvajtje në trafik

Një person është arrestuar pasi është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhërat policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:35 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë duke iu thënë “do ta paguani me jetë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: ‘do ta paguani me jetë’ “, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Zhduket një e mitur në Gjakovë

Read Next

Sa do t’i kushtonte vendeve të Bashkimit Evropian zgjerimi me nëntë shtete të tjera