Zhduken dy gra në Ferizaj

Dy gra janë zhdukur në Ferizaj brenda dy ditëve ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se më 5 gusht një burrë kishte raportuar në polici se gruaja e tij kishte dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq, më 6 gusht, një burrë tjetër raportoi se motra e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Të dyja rastet po hetohen nga policia.

Read Previous

Hapen procedurat për grantin e performancës komunale

Read Next

Haradinaj kujton dëshmorët e familjes Lleshi: Kontributi i tyre përgjatë gjithë shekullit të kaluar është i jashtëzakonshëm