Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Scholz, ja çfarë u diskutua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, sipas një mesazhi të postuar në Twitter, shkruan The Guardian.

Të dy liderët diskutuan vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe perspektivat e paqes. Zelenskyy tha gjithashtu se vlerësonte mbështetjen e vendit “përfshirë atë mbrojtëse”.

“Zhvillova një bisedë produktive me Olaf Scholz. Diskutuan situatën në vijën e parë, presionin e mëtejshëm ndaj Rusisë, shtimin  e sanksioneve, perspektivat e paqes. Gjithashtu i shpreha kancelarit gjerman vlerësimin për ndihmën e Gjermanisë, përfshirë atë mbrojtëse.

Ne kemi besim në ndihmën e mëtejshme gjermane në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në BE,” përfundoi Zelensky.

/abcnews.al

Read Previous

Policia shqiptare publikon planin për mbarëvajtjen e finales së Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoordit

Read Next

Kosova me rrugë të pasigurta, çdo 25 minuta një aksident trafiku