Zelensky: Aeroplanët e parë luftarak F-16 që do t’i jepen Ukrainës, do të jetë sinjal që Rusia ka humbur

Presidenti ukrainas ka njoftuar se vendi i tij po bënë “gjithçka që mundet” që të zvogëlojë kohën derisa aeroplanët e rinj luftarak së bashku me pilotët ukrainas të ngritën në qiell.

Në adresimin e tij më të fundit, Zelensky tha se aeroplanët e parë F-16 që do t’i dërgohen Ukrainës do të jenë “sinjali më i fortë” se “terrori rus ka humbur betejën”.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të zvogëluar kohën derisa të arrihet rezultati, derisa aeroplanët e rinj me pilotët ukrainas ngjiten në qiell mbi territorin tonë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Aeroplanët e parë F-16 që do t’i dërgohen Ukrainës do të jenë sinjali më i fortë nga bota se Rusia do të humb për shkak të agresionit të saj – do të bëhet më e dobët dhe më e izoluar”, shtoi Zelensky.

Sipas tij do të jetë sinjal se terrori rus ka humbur betejën dhe se bota që bazohet në respekt dhe pavarësinë e kombeve dhe të drejtën e popujve të zgjedhin rrugëtimin e tyre të mbizotërojë.

Këto deklarata vijnë një ditë pas që Rusia paralajmëroi se çdo aeroplan i prodhuar në SHBA siç është rasti i F-16 që dërgohet në Ukrainë do të konsiderohet si cak për Moskën.

Ukraina prej fillimit të luftës ka kërkuar nga aleatët perëndimorë aeroplan të sofistikuar luftarak, që mund të udhëtojnë me shpejtësi prej mbi 1.500 milje në orë dhe kanë një rreze prej më shumë se 2 mijë milje.

E derisa SHBA-të kanë autorizuar aleatët perëndimorë t’i japin Ukrainës aeroplanët F-16 dhe të trajnojnë pilotët ukrainas për të operuar me këto fluturake – administrata e Bidenit akoma po e shqyrton formulën nëse do t’ia dërgojë direkt këta aeroplanë Ukrainës apo përmes aleatëve. /Telegrafi/

Read Previous

Norvegjia paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg balenës ‘spiune’

Read Next

Manchester Unitedi i gatshëm të largojë 13 lojtarë në verë