Zelanda e Re regjistron numrin më të lartë të rasteve në 18 muaj

Zelanda e Re ka regjistruar një numër rekord të rasteve të reja Covid-19, më i larti që nga prilli 2020.

”Vendi ka 94 raste të reja me Covid-19”, theksoi kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë shtypi.

Niveli më i lartë i mëparshëm ishte 89 në shpërthimin e parë në prill 2020.

“Unë e di që ngritjet e rasteve janë shqetësuese për njerëzit. Por, është e rëndësishme të mbani mend se ne nuk jemi të pafuqishëm, ne kemi aftësinë për t’i mbajtur rastet sa më ulët që të jetë e mundur”, theksoi Ardern, raporton ATSh.

Rreth 85% e popullsisë së vendit ka marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 67% e banorëve të Zelandës së Re janë plotësisht të vaksinuar.

Me një popullsi prej pesë milionë banorësh, Zelanda e Re ka raportuar rreth 4 700 raste të Covid-19 dhe 28 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Read Previous

​Shala kritikon heshtjen e qeverisë karshi krizës në Ferronikel

Read Next

​Selmanaj kërkon që Qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazin