Zbulohet numri i ri i Florian Wirtz te Liverpooli

Florian Wirtz pritet të veshë fanellën ikonike me numrin 7 te Liverpooli përpara nisjes së sezonit të ri, sipas raportimeve të DaveOCKOP.

Mesfushori gjerman iu bashkua Reds në qershor nga Bayer Leverkusen për një shumë rekord prej 116 milionë funtesh, duke u bërë një nga blerjet më të mëdha në historinë e klubit.

Aktualisht, Wirtz po luan me numrin e përkohshëm 58 gjatë ndeshjeve parasezonale, por kjo pritet të ndryshojë së shpejti. Sipas të njëjtit burim, ai do të trashëgojë fanellën legjendare me numrin 7 sapo të zyrtarizohen numrat e skuadrës për sezonin 2025/26./sinjali

Read Previous

TikTok tani do t’i njoftojë prindërit kur fëmijët e tyre postojnë video

Read Next

Kryediplomati gjerman: Procesi drejt njohjes së shtetit palestinez duhet të fillojë tani