SHBA, zbulohet një varrezë nga shekulli i 19-të

Rrënojat e një spitali dhe mbetjet e varrezave të shekullit të 19-të janë zbuluar nga studiuesit në fund të oqeanit, jashtë Florida , SHBA .

Zbulimi mbresëlënës u bë në një ishull të zhytur pranë Parkut Kombëtar Dry Tortugas.

Mediat e huaja shkruajnë se këto mbetje janë nga ndërtesa Fort Jefferson Post, fortesa bregdetare, e cila është përdorur si burg për kriminelët gjatë dhe pas Luftës Civile dhe gjatë shekujve është fundosur.

Fort Jefferson nga 1888-1900 shërbeu si spital për Shërbimin Spitalor Detar. Sipas arkeologëve, spitali u përdor për të trajtuar pacientët me “ethet e verdha” midis viteve 1890 dhe 1900.

Edhe pse aktualisht është identifikuar vetëm një varr, të dhënat historike tregojnë se dhjetëra njerëz, kryesisht ushtarë amerikanë që shërbenin në Fort Jefferson, mund të jenë varrosur atje.

Një nga këta qytetarë, John Greer, u punësua si punëtor në fortesë dhe vdiq atje më 5 nëntor 1861.

Fort Jefferson ishte kryesisht shtëpia e personelit ushtarak, të burgosurve, skllevërve, inxhinierëve, stafit mbështetës dhe punëtorëve me familjet e tyre. Sëmundjet infektive vdekjeprurëse, veçanërisht ethet e verdha të shkaktuara nga mushkonjat, vranë shumë njerëz gjatë viteve 1860 dhe 1870. /abcnews.al

Read Previous

Leao: Mbappe duhet të vijë të luaj te Milan, pasi është tifoz kuqezi

Read Next

Financial Times: Pse Perëndimi e ka të vështirë t’i jap fund mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi?