Xhiro e 30-të e Serie A, Interi synon tjetër fitore për t’iu afruar titullit

Interi do të synojë tjetër fitore për t’iu afruar titullit në Serie A të Italisë.

Interi me ndeshjen ndaj Fiorentinas në udhëtim, që zhvillohet të dielën nga ora 20:45, e mbyll edhe xhiron e 30-të.

Në këtë ndeshje tek Interi pritet të kthehet Lautaro Martinez, pa të cilin Interi ka fituar vetëm në dy nga gjashtë ndeshjet që i pati.

Interi është pa fitore në tri ndeshjet e fundit, por Milani nuk e shfrytëzoi gabimin në fundajvën e kaluar. U mposht nga Lazio, ndërsa Interi barazoi me Atalantan.

Milani të shtunën e pret Torinon nga ora 18:00.

Interi është i pari me 68 pikë, kurse Milani ka 60 pikë.

Të shtunën nga ora 20:45, Juventusi luan me Sassuolon. Juventusi i Edon Zhegrovës është i pesti me 53 pikë dhe synon një vend që dërgon në Champions. Como është i katërti me 54 pikë. /Koha.net/

Read Previous

Tre arsye pse Trump po e kritikon ashpër NATO-n

Read Next

21 vjet pa Xheladin Gashin-Plaku, njërin nga themeluesit e UÇK-së