Xavi: Neymar ishte më afër nivelit të Messit se çdo lojtar tjetër

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për mbërritjen e Neymar te klubi katalanas në vitin 2013, duke e vlerësuar brazilianin si një talent të jashtëzakonshëm që në moshë të re.

“Në moshën 21-vjeçare, nuk kam parë asnjë lojtar tjetër aq pranë nivelit të Messit sa ishte Neymar kur erdhi te Barça”, ka thënë Xavi.

Deklarata e ish-mesfushorit spanjoll vijnë si vlerësim për ndikimin e menjëhershëm që Neymar pati në skuadrën e Barcelonës, duke formuar një treshe sulmuese historike në vitet që pasuan. /RTKLive

Read Previous

Abdixhiku në Mejë: Kujtesë për masakrën dhe thirrje për drejtësi

Read Next

​Presidenti zviceran: S’i heqim ushtarët nga KFOR, jemi ndërmjetës joformal në bisedimet Kosovë-Serbi