“Xanax nuk është paracetamol”, marshim në Tiranë në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Kjo ditë ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global lidhur me shëndetin mendor.

Synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

Në Shqipëri, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, u mbaj në marshim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kur organizatorët mbanin në duar pankarta të ndryshme sensibilizuese si: “Xanax nuk është paracetamol”, “Ti je më I fortë se problemi yt”, etj./Topchannel/

Read Previous

Flamurtari fiton kampionatin e boksit, tre skuadra braktisën garën

Read Next

Osmani: Kosova në NATO do t’i kontribuojë paqes e stabilitetit në rajon