Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka sqaruar çështjen e votimit me kusht, për zgjedhjet locale që do të mbahen nesër.
Elezi ka thënë se votimi me kusht është i mundshëm vetëm brenda komunës ku personi është i regjistruar si votues.
Pra, kjo i bije që votimi me kusht nuk është i mundshëm nga një komunë në tjetrën.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.
Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.
Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune.
/Kallxo.com/