Volejbolli përmbyll javën e sportit në Gjakovë

Po bënin përgatitjet e fundit për të nisur lojën. Volejbollistet e “Duka Volley” nga Tirana ato të KV “Theranda” si dhe vajzat e “Vëllaznimit” nderuan javën e sportit në Gjakovë. Trajnerët e klubeve mysafire thanë se është nder i vecantë të jenë pjesmarrës në këtë organizim.

Përvec klubeve të femrave gara do të zhvillojnë edhe kategoria e meshkujve. Ishte Blendi Haxhikadria nga KV “Vëllaznmi” që na informoi më tepër për klubet garuese në këtë kategori.

Nga DKRS-ja u shprehën të kënaqur me mbarëvajtjen e tërë aktiviteteve, duke synuar që këtë organizim ta bëjnë tradicional në të ardhmen.

Java e sportit në Gjakovë mblodhi sportistë anë e kënd Kosovës duke kthyer vëmendjen tek talentët e shumtë të cilët dhuruan emocione në sallën e sportit “Shani Nushi”.

Read Previous

Si rrallë herë: Bie borë në Ulqin

Read Next

​142 tiketa për ata që nuk respektuan masat anti-Covid