Vitali Klitschko, kampioni i botës në boks dhe simbol i qëndresës ukrainase

Vitali Klitschko ish-boksieri profesionist, njihet ndryshe si kampioni i botës në peshat e rënda. Ai dhe vëllai i tij Volodimir, u dashuruan me boksin që në fëmijëri dhe më pas prekën famën, duke u bërë boksierët më të suksesshëm në botë.

Të dy vëllezërit bënë debutimin e tyre si profesionist më 6 nëntor 1996 në Hamburg dhe që nga ajo ditë, ata kanë qenë kampionë botërorë të peshave të rënda në boks.

Ata kanë deklaruar se nuk do të ndeshen asnjëherë kundër njëri-tjetrit. Vitali Klitschko e filloi karrierën politike në vitin 2006 dhe më 25 maj 2014 u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Kievit dhe u rizgjodh sërish në 2015. Klitschko që nga dita e parë e pushtimit rus të Ukrainës, është kthyer në një simbol të qëndresës, së bashku me vëllain Volodimir, duke mos e braktisur Kievin dhe qytetarët tij në asnjë moment.

/A2news/

Read Previous

Një bukuri që admirohet që prej dy mijë vjetësh

Read Next

Katër lumenjë në Kosovë me ujë të ndotur, tregojnë analizat (GRAFIKË)