Video tronditëse nga tornado në Francë, një viktimë dhe 8 të lënduar

Një person ka ndërruar jetë ndërsa tetë të tjerë janë lënduar si pasojë e tornados vdekjeprurëse që ka goditur Francën.

31-vjeçari fatkeq i cili humbi jetën nga tornado është tërhequr zvarrë nga era e fortë dhe është përplasur në dritaren e një restoranti në plazh, raporton Daily Mail.

Mediet franceze shkruajnë se meteorologët nuk kishin parashikuar që erërat e tornados do të ishin kaq të forta.

Tornado zgjati 20-25 minuta në Côte Fleurie (Bregu i Lulëzuar) midis Ouistreham dhe Deauville.

Në internet janë bërë virale momentet kur era e fortë godet bregun e detit, ndërsa më dhjetëra pushues shihet teksa largohen të çoroditur me shpejtësi. Karrige e tavolina fluturuan në ajër nga hotelet aty pranë.

“Ishte një “dhunë” që nuk e kemi parë kurrë në bregdetin tonë”, u shpreh pas ngjarjes Thierry Granturco, kryebashkiaku i Villers-sur-Mer. /abcnews.al/

Read Previous

Pse Rusia po nxit rritjen e çmimeve të gazit në Evropë dhe Britani të Madhe?

Read Next

117 ditë luftë në Ukrainë – Si është situata