VIDEO | Shefqet Shehu: Ereniku është bukuria jonë, është pasuria jonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Shefqet Shehu, ka publikuar një video-mesazh për qytetarët, ku është zotuar se do t’i japë fund ujërave të zeza në lumin Erenik – një nga pasuritë më të mëdha natyrore të komunës.

“Ereniku është bukuria jonë, është pasuria jonë, është dhuratë e Zotit për këtë vend. Na takon neve, qytetarëve të Gjakovës, që ta mbrojmë, ta zhvillojmë dhe t’ia kthejmë jetën që meriton. Ereniku me ujë të pastër do të thotë bujqësi e shëndetshme, turizëm i shëndetshëm dhe ekonomi e shëndetshme. Për këtë arsye, unë dhe ekipi im do t’i japim fund njëherë e përgjithmonë derdhjes së ujërave të zeza në këtë lumë,” ka deklaruar Shehu.

Read Previous

​Kriza demografike kërcënon sistemin arsimor grek

Read Next

Projekti “Polici i lagjes” fillon së zbatuari edhe në Gjakovë