Veteranët e hendbollit zhvillojnë përballje miqësore në “Shani Nushi”

Sot ishte radha e hendbollit. Veteranët e klubit hendbollistik “Kastrioti” dhe ata të “Vëllaznimit” u përballën mes vete në kuadër të javës së sportit që po zhvillohet në Gjakovë, nën organizimin e DKRS-së. Entuziastë që po i rikthehen lojës dukeshin lojtarët e Kastriotit.

Edhë për gjakovarët fanatik të hendbollit ndër vite kjo lojë ka një rëndësi të veçantë.

Nga DKRS-ja u shprehën të lumtur që organizimi i javës së sportit po shkon sipas planifikimeve që ka bërë kjo drejtori.

Aktivitetet sportive për nder të Pavarësisë së Kosovës do të vazhdojnë ditën e nesërme në palestrën e sportit “Shani Nushi”, ku do të luajnë kategoria e femrave në hendboll.

Read Previous

Anton Shala, kandidat për deputet nga PSHDK në listën e AAK-së

Read Next

Tubim i LDK-së në Gjakovë