Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, vdes një person

Si pasojë e një aksidenti një person ka vdekur në mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi” në Kosovë.

Aksidenti në fjalë nga Policia e Kosovës është konsideruar si vetaksident, ku një kamion është rrotulluar, rreth orës 9:45, në hyrje të fshatit Bibaj të Ferizajt.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Albanianpost.com

Read Previous

Një i vdekur dhe mbi 1.300 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Sa të rrezikuar jemi nga raketa kineze e dalë jashtë kontrollit, flasin ekspertët italian