Vendos Këshilli Drejtues: UP-së i mbetet emri “Hasan Prishtina”

Është hedhur poshtë propozimi i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i cili kërkoi që këtij institucioni arsimor t’i hiqet “Hasan Prishtina” nga emërtimi.

Në një përgjigje që Rektorati i Prishtinës i ka kthyer organizatës studentore “Unioni Demokratik Studentor”, thuhet se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka aprovuar dokumentin i cili ruan emrin aktual të institucionit.

“Ju njoftojmë që Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka aprovuar dokumentin i cili ruan emrin aktual të institucionit. Siç e dini, dokumenti ka qenë në konsultim të brendshëm, megjithatë në versionin e fundit, ai ruan emrin “Hasan Prishtina”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Blinken: Samiti i NATO-s do të demostrojë mbështetjen e qëndrueshme për Ukrainën, përfshirë anëtarësimin

Read Next

Abbott shkon për vizitë te Komandanti i KFOR-it për të diskutuar “sigurinë e përgjithshme”