Blinken: Samiti i NATO-s do të demostrojë mbështetjen e qëndrueshme për Ukrainën, përfshirë anëtarësimin

Ukraina do të marrë një paketë mbështetjeje “politike dhe praktike” nga aleatët e NATO-s në samitin në Vilnius, Lituani, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një interviste të martën në mëngjes në ABC.

“Ne kemi një aleancë të unifikuar që do të demonstrojë mbështetjen e saj të qëndrueshme për Ukrainën, duke përfshirë anëtarësimin. Do të ketë një demonstrim të qartë të përparimit që ka bërë Ukraina drejt anëtarësimit, tha Blinken.

“Kjo do të reflektohet në atë që do të diskutohet në samit, si dhe në punën që ende duhet të bëhet,” tha ai.

“Unë mendoj se të gjithë e kanë qenë të qartë, duke përfshirë presidentin Zelensky, se në mes të një lufte, anëtarësimi nuk mund të ndodhë, por ata kanë bërë përparim të vërtetë dhe aleanca do të përcaktojë reformat e mëtejshme si në aspektin e sigurisë së tyre, punës dhe demokracisë për të vazhduar në atë rrugë,” tha Blinken.

Deklarata e Blinken vjen pasi presidenti ukrainas shprehu shqetësimin e tij për atë që NATO po konsideron t’i ofrojë Ukrainës në samit, duke kërkuar nevojën e një ftesë që Ukrainë të bashkohet me aleancën. /abcnews.al

Read Previous

Studimi: Shumica e gjermanëve janë të pakënaqur me qeverinë

Read Next

Vendos Këshilli Drejtues: UP-së i mbetet emri “Hasan Prishtina”