Vendimi i mundshëm për deklarimin e pasurisë mirëpritet nga profesorët

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që në listën e zyrtarëve publik që deklarojnë pasurinë, të hyjnë edhe mjekët e licencuar si dhe profesorët e universiteteve publike. Një gjë e tillë wshtw konsideruar pozitive nga SBASHK-u. Sali Maliqi kryetar i kësaj sindikate në Gjakovë thotë se kjo nuk duhet të jetë problem për profesorët.

Me këtë projektligj përmbyllet pako anti korrupsion. Ky projektligj mundëson deklarimin e pasurisë online.Të dhënat do të jenë lehtësisht të regjistrueshme edhe në institucionet e tjera. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në të ardhmen në projektligjin e deklarimit të pasurisë mund të futen edhe kategori të tjera.

Read Previous

MASHTI: Pushimi dimëror fillon më 31 dhjetor

Read Next

ME ELDITËN: Ecja Malore, përgjegjësitë dhe përparësitë