Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve

Në pamjet që ka arritur të siguroj ekipi i televizionit syri në disa prej pikave të karburanteve në Gjakovë, cmimi më i lartë gjatë ditës së sotme për një litër naftë ka arritur në 1.91 euro.  Sa i përketë benzines një litër kap vlerën 1.92 euro. Qytetarët këto çmime i konsiderojnë të papërballueshme dhe njëkohësisht shprehën të shqetësuar pasi që kjo po i rëndon shumë ekonomikisht. Çmimet e karburanteve në Evropë janë vazhdimisht në rritje, kryesisht për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Në anën tjetër, ditën e sotme, Shqipëria ka qenë vendi ku çmimi për një litër naftë ka kaluar Gjermanin, me 2.16 euro për litër. 

Read Previous

Rënie e madhe e numrit të popullsisë në Kosovë

Read Next

Tregu i gjelbër i mbushur me prodhime vendore, tregtarët thonë që ka qenë vit i vështirë