Tregu i gjelbër i mbushur me prodhime vendore, tregtarët thonë që ka qenë vit i vështirë

Tregu i gjelbër në qytetin e Gjakovës sot ishte i mbushur me prodhime vendore. Kjo ka bërë që çmimet të jenë më të ulta. Tek perimet me çmimin më të lartë prinë speci i kuq, me 2 euro për kilogram. Ndërkaq një rritje të lehtë ka pasur edhe te vezët, sipas tregtarëve 30 kokrra vezë kushtojnë 3 euro nga 2.50 sa ishin ditë më parë. Ndërkaq për vezët e fshatit cmimi është 6 euro për 30 kokërr vezë. Tregtarët thonë që ky vit ka qenë i mbushur me vështirësi.

Blerësit u shprehen të kënaqur me produktet që ofron tregu.

Çmimet do të jenë stabile gjatë gjithë sezonit pasi që kemi mjaftueshëm prodhime vendore dhe nuk jemi të obliguar të eksportojmë thonë mes tjerash shitësit.

Read Previous

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve

Read Next

​Parashikimi i motit