Vazhdon edhe sot në Hagë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.

Javën e kaluar para trupit gjykues në Hagë u paraqit dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e Mustafës, Brahim Mehmetaj.

Në mbrojtje të Sali Mustafës do të dalin gjithsej 17 dëshmitarë.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

/Klankosova.tv

Read Previous

23 vjet nga masakra në Izbicë

Read Next

SBASHK-u paralajmëron grevë në tërë sistemin arsimor, vendimi pritet të merret më 2 prill