Varhelyi: Tirana pikëtakim për të gjithë rajonin, jemi para një ndryshimi rrënjësor

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, është i bindur se Tirana është pikëtakimi për të gjithë rajonin.

Jo vetëm kaq, por është aleati i BE-së për të shtyrë përpjekjet e të gjithë rajonit për integrim.

Nga Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varlehyi theksoi se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kapitujt, por me integrimin e ekonomive dhe shoqëritë të rajonit në BE.

“Që do të thotë se BE duhet të ofrojë të gjitha fitimit që sjell anëtarësimi”, tha komisioneri duke shtuar se jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor dhe të shpejtë për rajonin. /Albanianpost.com

Read Previous

Rama: Bashkëpunimi, e jo dallimet zgjidhin çështjet në Ballkanin Perëndimor

Read Next

SHBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë