United refuzon mundësinë e transferimit të Hazardit

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se ka refuzuar mundësinë për të transferuar Eden Hazard nga Real Madridi.

Real Madridi është i hapur për të shitur sulmuesin belg, i cili ka vuajtur për ta gjetur formën e tij që nga transferimi i madh nga Chelsea.

Hazard ka qenë më shumë jashtë fushave sesa brenda tyre shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe drejtuesit e Realit duan ta largojnë atë.

Emri i yllit belg është lidhur me klube të ndryshme evropiane, sidomos nga Liga Premier, ku njëri nga to thuhet se është United.

Megjithatë, përpjekjet për të nxitur interesin nga Old Trafford thuhet se kanë dështuar.

Sipas gazetës El Nacional, Djajtë e Kuq kanë refuzuar një mundësi për të nënshkruar me Hazardin në afatin kalimtar të janarit.

Hazard tani mund të shpresojë në një transferim te Neëcastle apo Tottenham Hotspur, pasi edhe Chelsea thuhet se nuk e do rikthimin e tij. /Telegrafi

Read Previous

Mbretëria e Bashkuar miraton pilulën kundër Covid-19

Read Next

​Kurti: Zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet nëse nuk i japim përkrahje sektorit privat