UEFA e rikujton golin e jashtëzakonshëm të Rashicës

Milot Rashica është njëri nga yjet më të mëdha që ka Përfaqësuesja e Kosovës, njëherit futbollisti i vetëm i Dardanëve që luan në elitën e futbollit.

25-vjeçari ka shënuar deri më tani gjashtë gola me fanellën e Kosovës, por sigurisht që për të më i rëndësishmi mbetet ai i pari.

Vushtrriasi golin e parë me fanellën e Dardanëve e kishte shënuar në vitin 2018 në udhëtim te Ishujt Faroe.

Sulmuesi nga Kosova kishte realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, gol që faqja zyrtare e Kampionatit Evropian Euro 2024 ka vendosur të na rikujtojë.

“Në këtë ditë në vitin 2018, Milot Rashica”, ka shkruar faqja zyrtare e UEFA-së.

Ky ishte goli i parë i Rashicës me fanellën e Kosovës, teksa deri më tani në 36 ndeshje ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Read Previous

Vaksinimi ndaj Covid-19 pa përdorur gjilpëra!

Read Next

Deri tani KQZ ka pranuar 4 mijë e 590 pako nga diaspora