U shënua sot dita botërore e luftës kundër HIV/AIDS

1 dhjetori është dita botërore e luftës kundër virusit HIV apo Virusi i Imunodefiçencës Human, përmes së cilës synohet ndërgjegjësimi për t’u informuar dhe për t’u testuar në kohë për virusin HIV por edhe një moment për të reflektuar së të gjithë mund të luajmë një rol në luftën kundër këtij virusi. Sipas të dhënave të institutit kombëtarë të shëndetësisë publike të Kosovës përgjatë vitit 2021 janë raportuar 8 raste prej tyre një fëmijë nën moshën 15 vjeç.

Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër. Lidhur me këtë ne kemi biseduar me gjinekologun Albert Lila i cili tha se në komunën e Gjakovës në vitet e fundit nuk janë paraqitur raste që janë të infektuara me HIV, por që pjesë e rutines së repartit të gjinekologjisë dhe obstetrikës  është që përapara se pacienti të hyjë në sallë të testohet nëse ka apo jo këtë virus.

Gjinekologu Lila tregoj edhe disa nga mënyrat se si duhet mbrojtur nga ky virus.

Bëjmë të ditur se sipas statistikave të IKSHPK-së që nga viti 1986 deri më tani në Kosovë janë raportuar 139 raste me HIV dhe AIDS ndërkaq numri më i madh i takon gjinisë mashkullore me 73 përqind. Si pasojë e këtij infektimi deri më tani kanë vdekur 80 persona.

Read Previous

Studentët duhet të paguajnë nëse bien nga provimet ose i refuzojnë ato

Read Next

​41 pacientë të infektuar me HIV në repartin e Klinikës Infektive