Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein
Thomas Tuchel ka deklaruar se Anglia nuk hyn në Kupën e Botës 2026 si favorite kryesore për ta fituar turneun, megjithatë beson se “Tre Luanët” kanë cilësinë dhe potencialin për të realizuar ëndrrën e madhe.
Trajneri gjerman, duke folur para ndeshjes së fundit përgatitore ndaj Kosta Rikës, tha se historia dhe pesha e pritshmërive e bëjnë të vështirë që Anglia të konsiderohet favorite absolute, duke kujtuar se kombëtarja angleze e ka fituar Kupën e Botës vetëm një herë, në vitin 1966.
Tuchel e krahasoi situatën e Anglisë me një tenist që ende nuk ka fituar Wimbledonin, por që ka aftësinë për ta bërë këtë. Ai theksoi se skuadra duhet të fokusohet ndeshje pas ndeshjeje dhe fillimisht të sigurojë kalimin e fazës së grupeve, pa menduar shumë për trofeun. Sipas tij, arritja në çerekfinale rrit ndjeshëm mundësitë për të shkuar deri në fund të garës.
“Ne mund të guxojmë të ëndërrojmë. Kemi besim dhe ambicie, por ato duhet të shoqërohen me disiplinë dhe punë të madhe”, deklaroi Tuchel. Anglia do ta nisë fushatën në Kupën e Botës më 17 qershor me ndeshjen ndaj Kroacisë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Gana dhe Panamaja. /KosovaPress/