Truss: Sulmi në tubacionet e Nord Stream, akt i qëllimshëm

Liz Truss ka deklaruar se shkaku i rrjedhjes në tubacionet Nord Stream ishte “sabotim”, shkruan skynews.

Kryeministrja britanike diskutoi çështjen e Nord Stream me kryeministren daneze gjatë vizitës së këtij të fundit  në Downing Street të shtunën.

Kjo është hera e parë që Truss e ka cilësuar atë që ndodhi në Detin Baltik të hënën si një akt të qëllimshëm.

Rrjedhjet kanë shkaktuar alarm të madh në Europë pasi, nëse zbulohet se ka qenë sulm i qëllimshëm , atëherë kjo nxjerr në pah se sa i cenueshëm është rrjeti i gjerë i tubacioneve dhe infrastrukturës nënujore.

/abcnews.al

Read Previous

Në kabinetin e oftalmologjisë në QKMP në Gjakovë, interesim i madh për tu vizituar

Read Next

Të martën fillon puna në IP “Ganimete Tërbeshi”