AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tij të dytë historike shtetërore, e cila do të përfshijë një takim me mbretin, bisedime tregtare dhe politikë ndërkombëtare.
Përpara se të nisej nga SHBA-ja me Air Force One, Trumpi e ka përshkruar vizitën si një nder dhe ka thënë se marrëdhënia e tij me Mbretërinë e Bashkuar është shumë e mirë.
“Ata duan të shohin nëse mund ta rafinojnë pak marrëveshjen tregtare… Unë dua t’i ndihmoj”, ka thënë Trumpi, teksa një marrëveshje investimi shumëmiliardëshe në teknologji amerikane u njoftua ndërsa vizita e tij filloi.
Por Trumpi ka thënë se qëllimi kryesor i vizitës ishte të shihte siç ka thënë, mikun e tij, Mbretin Charles.
Ndërkohë, një mesazh kyç nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë inkurajimi i Shteteve të Bashkuara për të ruajtur angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe për të mbështetur Ukrainën./koha.net