Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas uljes së suksesshme në Oqeanin Paqësor të kapsulës Orion.
Ai përgëzoi ekuipazhin e misionit, duke i cilësuar ata si “shumë të talentuar” dhe vlerësoi misionin si “spektakolar”.
“Urime ekuipazhit të madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar!”, tha Trump në një postim në Truth Social.
“Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve së shpejti në Shtëpinë e Bardhë. Do ta bëjmë përsëri dhe hapi tjetër është Marsi!”, shtoi ai. /GazetaSinjali/
