Trump akuzon Biden: Po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se po është krah grupit të Hamasit pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk do ta furnizonte me armë Izraelin nëse pushton zonën Rafah.“I pandershmi Joe Biden, pavarësisht nëse e di apo jo, sapo deklaroi se nuk do të furnizojë me armë Izraelin, ndërsa ai lufton për të çrrënjosur terroristët e Hamasit në Gaza”, shkruan Trump.

Trump shkruan në rrjetin e tij social “Truth” se Biden është krah terroristëve dhe u reshtua kundër protestave në kampet universitare. Ai shkoi më tej duke e akuzuar Biden se po e çon globin në Luftën e Tretë Botërore.“Biden është i dobët, i korruptuar dhe po e çon botën drejt e në Luftën e Tretë Botërore. Mos harroni, kjo luftë në Izrael, ashtu si ajo në Ukrainë, nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të kisha qenë në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi ai. /abcnews.al

Read Previous

Rama në Ditën e Evropës: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare

Read Next

Dita e Europës, sfidat e Parlamentit Europian