Tre persona të lënduar nga një vetaksident këtë mëngjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mengjesit të së hënës.

Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thonë nga policia për Reporteri.net.

Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Sipas një dëshmitari i cili ka thënë se është familjar i të aksidentuarëve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.

/RTV Dukagjini – VIDEO/

Read Previous

Papunësia në Kosovë bie në 10.8 për qind, më e ulëta që nga paslufta

Read Next

Rritet numri i fëmijëve lëmoshëkërkues