Aeroporti i Stambollit mbetet më i ngarkuari në Evropë me 1.587 fluturime ditore
Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se ka arritur marrëveshje totale me Olympique Marseille për një kontratë pesëvjeçare.
Gjërat po trazohen seriozisht për të ardhmen e Edon Zhegrovës.
26-vjeçar kosovar, i cili sapo ka marrë pasaportën shqiptare, ishte pranë një transferimi te Juventusi, i cili shihej si favorit për shërbimet e tij.
Megjithatë, sipas Footmercato, numri 23 i Lille dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje të plotë, me Zhegrovën që i ka dhënë përparësi gjigantit francez ndaj Juventusit.
🚨EXCL: 🔵⚪️🇽🇰🇦🇱 #Ligue1 |
🔐 Accord TOTAL trouvé entre l'OM et Edon Zeghrova
✍️ Contrat jusqu'en juin 2️⃣0️⃣3️⃣0️⃣
❗️Zeghrova a choisi l'OM malgré l'intérêt de la Juventus
🛎 DING DONGhttps://t.co/iCIHesMKgW pic.twitter.com/wxIzUw0iE6— Santi Aouna (@Santi_J_FM) August 29, 2025
Marseille thuhet se tani duhet të arrijë një marrëveshje me Lille për të përfunduar transferimin.
“U arrit marrëveshja e plotë midis Olympique Marseille dhe Edon Zhegrovës. Kontratë deri më qershor 2030”.
“Zhegrova zgjodhi OM pavarësisht interesit nga Juventusi”, ka shkruar gazetari i njohur Santi Aouna në profilin e tij. /Telegrafi/