“Termokos” ndriçon oxhakun me ngjyrë të kaltër, mbështet dhe inkurajon të gjithë të prekurit nga diabeti

Në përmbyllje të aktiviteteve, që janë realizuar në kuadër të “Javës së diabetit”, “Termokos”, ka mbështetur nismën e Drejtoratit për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës për ndriçimin e oxhakut të ndërmarrjes me ngjyrë të kaltër.

Nga kjo sëmundje në botë vuajnë më shumë se 422 milionë njerëz, ndërsa në vendin tonë konsiderohet se vuajnë 5-7% e popullatës. Numri i personave të prekur nga kjo sëmundje po rritet në vazhdimësi, ndërkohë që sipas të dhënave, gratë janë më të prekura se burrat nga kjo sëmundje kronike.

Me ngjyrën e kaltër, që simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut, NP “Termokos” mbështet dhe inkurajon të gjithë të prekurit nga diabeti, që të vazhdojnë përpjekjet për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Parandalo, trajto dhe lufto diabetin për të mirën e përbashkët!’, thuhet në postimin e tyre. /KultPlus.com

Read Previous

Në këtë vend u thuhet qytetarëve të veshin rrollka për të ulur faturat e energjisë

Read Next

Rrjedhje e dokumenteve, fshehje e provave, tejkalime afatesh – për çfarë do mbahet mend Jack Smith sa ishte në krye të Prokurorisë së Specializuar